Jose Mourinho trajner i Tottenhamit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jose Mourinho është trajner i ri i Tottenhamit në një kontratë që është e vlefshme deri në përfundim të sezonit 2023.

Ish-trajneri i Manchester Unitedit dhe Chelseat zëvendëson argjentinasin Mauricio Pochettino, i cili u shkarkua mbrëmë.

Negociatat ndërmjet Spurs dhe Mourinhos, i cili ka qenë i papunë që kur u shkarkua nga Unitedi, ishin intensifikuar ditëve të fundit dhe ato janë finalizuar mëngjesin e sotëm.

Në një prononcim të shkurtër, Mourinho tha se ishte i lumtur që po i bashkohet Tottenhamit, “një skuadër e fortë dhe me tifozë pasionantë”.

Ndërsa, Daniel Levy, kryesues i bordit të klubit, tha se Tottenhami ka arritur të sigurojë shërbimet e trajnerit më të suksesshëm në botë.

Ndeshja e parë e portugezit në drejtimin e Tottenhamit do të jetë të shtunën kur luan me West Hamin në “London Stadium”.

Pochettino e la Tottenhamin në vendin e 14 në kampionatin anglez duke fituar vetëm 5 ndeshje këtë sezon.

Share This Article