Joshua i dërgon mesazh Furyt

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anthony Joshua ka thënë se meçin e radhës dëshiron ta zhvillojë kundër bashkatdhetarit të vet, kampionit të botës në WBC Tyson Fury, pasi e mposhti Kubrat Pulevin në një meç në të cilin i mbrojti titujt e botës në kategorinë e rëndë të shtunën.

Joshua e nokautoi brutalisht Pulevin në rundin e nëntë të meçit të tyre për titujt e botës në kategorinë e rëndë, IBF, WBA dhe WBO, në SSE Arena në Wembley.

31-vjeçari nga Britania e Madhe e rrëzoi tri herë në tapet boksierin bullgar, dy herë në rundin e nëntë, dhe e përfundoi luftën me një goditje të frikshme me dorën e djathtë.

Kjo paraqitje shpërthyese nga Joshua me siguri se ia ka tërhequr vëmendjen Furyt, me të cilin pritet të luftojë në vitin 2021 për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës.

Fury është i pamposhtur dhe e mban titullin e vetëm që i mungon Joshuas, prandaj lufta mes tyre do të ishte më e madhja në historinë e boksit.

Duke folur pas triumfit ndaj Pulev të shtunën, Joshua i dërgoi mesazh bashkëkombësit të vet se dëshiron luftë kundër tij.

“Kushdo që i ka brezat dua të luftoj kundër tij. Nëse ai është Tyson Fury, le të jetë Tyson Fury”, tha Joshua. 

Share This Article