Joz Marku merr rolin e rëndësishëm në “Big Brother VIP Albania 5”?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një lajm surprizë po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale lidhur me edicionin e ri të “Big Brother VIP Albania 5”, që pritet të nisë më 20 dhjetor.

Burime të ndryshme aludojnë se këngëtari Joz Marku mund të jetë një nga opinionistët zyrtarë të këtij sezoni.

Edhe pse nuk ka përvojë të mëparshme në dhënien e opinioneve, Jozi i njeh mirë dinamikat e formatit si ish-banor i “Big Brother VIP 4”. Ai ishte një nga personazhet më të komentuar të atij edicioni, së bashku me fituesin, Gjestin.

Publiku e mban mend mirë jo vetëm për zërin, por edhe për incidentin e bujshëm gjatë eliminimit, kur goditi me shpullë Gjestin pas një provokimi te dera e daljes.

Mbetet për t’u parë nëse ky zë do të konfirmohet dhe si do të pritet rikthimi i tij në ekran në një pozicion kaq të rëndësishëm.

Share This Article