Jozefina Topall: Lulzim kjo është PD, këta sot ty të prenë biletën

albnews
By
1 Min Read

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, është shprehur entuiziaste për mbajtjen e Kuvendit të Partisë Demokratike i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në facebook, Topalli teksa ka ndarë një video nga stadiumi “Air Albania” përcjell një mesazh për kryetarin aktual të PD, Lulzim  Basha.

“Lulzim kjo eshte PD. Ti as nuk e njeh, as nuk deshte me e njoh kurre, se ishe i huaj per te. Keta sot ty te prene bileten. Keta sot po e rithemelojne Partine tone, qe te mos lejojne me kurre nje Kryetar qe shet Partine per interesa pasurore e personale”, shkruan Topalli.

Share This Article