Jozefina Topalli tregon se kur do ta shohim në foltoren e Berishës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jozefina Topalli ka shprehur publikisht mbështetjen për foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Edhe pse pranon se reagimi i tij është i vonuar dhe se kjo vonesë ka sjellë kosto të mëdha për PD dhe Shqipërinë, ajo thotë se lëvizja e Berishës është shpresëdhënëse.

Topalli: Është shumë i vonuar, kjo vonesë ka një kosto të madhe për Shqipërinë, jo vetëm për opozitën dhe PD. Por kur njeriu kërkon ndjesë, ndjesa nuk është dobësi, është forcë, është fuqi. Pas kësaj ndjese dhe kësaj lëvizje që ai ka krijuar është vërtetë diçka shumë shpresëdhënëse jo thjesht për demokratët, është shpresëdhënëse sepse duke larguar Lulzim Bashën do të largojnë Edi Ramën. Kjo është thelbësore për të hapur një faqe të re.

Në takimin e liderit historik të PD me demokratët e Shkodrës zhurmë të madhe mediatike bëri pjesëmarrja e vajzës së Topallit.

Topalli: Unë nuk përfaqësohem nga vajza, vajza përfaqëson veten. Unë përfaqësohem nga qëndrimet e mia që nuk kanë ndryshuar dhe kam qenë koherente merr të gjitha qëndrimet e mia prej vitesh. Nuk jam kundërshtare e Lulzim Bashës thjesht nuk jam pajtuar me lidershipin e tij. E vërteta është liria ime, kam thënë të vërtetën se ajo më jepte liri dhe nuk jam ndaluar asnjëherë pavarësisht presioneve dhe etiketimeve që vinin nga zyra e Lulzim Bashës dhe më vjen mirë që koha më ka dhënë të drejtë. Sigurisht që jam në këtë lëvizje me të gjitha qëndrimet e mia, jam shumë e përfshirë sepse gjej çdo gjë që unë kam menduar dhe për të cilën unë kam reaguar.

Në intervistën për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi Topalli zbuloi se shumë shpejt do ta shohim edhe fizikisht pjesë të foltores.

Topalli: Shumë shpejt. Mos më pyet ditën por unë aty jam. Nuk mund të jem tjetërkund përveçse aty.

Share This Article