‘Ju hëngsha zemrat’, Mehdi Malkaj tallet me Ramën: Po ne burrave do na hash ndonjë gjë?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Thuajse në çdo takim elektoral, Edi Rama u drejtohet grave socialiste me fjalët: ‘Ju hëngsha zemrat’!

Edhe kolona zanore e këngës tallava të fushatës së tij e ka refren.

Sot, në Himarë e Vlorë, Rama u shpreh sërish njësoj.

Nisur nga kjo, aktori Mehdi Malkaj ka ironizuar kryeministri.

Gjatë fjalës së tij me në një takim me aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku i pranishëm ishte edhe kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për këtë bashki, Belind Këlliçi, Malkaj pyeti me ironi Ramën: ‘Po ne burrave do na hash ndonjë gjë?’.

Malkaj tha gjithashtu se shqiptarët janë akoma pas 30 viteve demokraci te copa e bukës dhe shtoi se për popullin nuk duhet të jetë e rëndësishme partia, por atdheu.

‘Ku është sahati. Ma keni parë gjëkundi? Ka ngarkesë emocionale çdo gjë. Ky kryeministri jonë ka thënë në Dibër se do t’u hante zemrat grave, kështu u tha, o u hëngsha zemrat, po mirë ore po ne burrave do na hash gjë? Edhe neve nëna na ka bërë. Jemi akoma te copa e bukës. Ky ska ditur të kërcejë asnjëherë. Tani do tallava. Nuk ka rëndësi partia more, rëndësi ka atdheu o njerëz. Andej nga unë i thonë mëmëdhe. Mirëpo sipas partive nuk ekziston fare atdheu’, u shpreh Malkaj.

Share This Article