Rihanna thuhet se po planifikon fshehurazi rikthimin e saj në industrinë e muzikës me një turne të vlerësuar prej 32 milionë paund, pas shkëputjes 7-vjeçare.
Është raportuar se superylli po planifikon një turne botëror për 2024-2025 pasi ka arritur një marrëveshje mbresëlënëse me Live Nation. Krahas turneut të saj, këngëtarja 35-vjeçare mësohet se ka në punë edhe dy albume me material të ri.
Një burim i tha Mirror: ” Rihanna po planifikon në heshtje një turne rikthimi pas marrëveshjes së saj me Live Nation”.
Sipas burimit, ajo dhe ekipi i saj krijues kanë dalë me një plan për të punuar në një turne botëror në Los Anxhelos. Rihanna thuhet se do të nënshkruajë turneun sapo të jetë gati të kthehet në punë.
Lajmi vjen dy muaj pas lindjes së djalit të saj të dytë, Riot Rose Mayers. Djali me Asap Rocky-n lindi më 1 gusht 2023.
Albumi i fundit i këngëtares ishte në vitin 2016. Ndërsa vitin e kaluar, ajo surprizoi fansat në mbarë botën kur publikoi këngën e saj të parë pas shumë vitesh, me “Lift Me Up” që ishte tingulli kryesor nga albumi për filmin “Black Panther”.
Këngëtarja me origjinë nga Barbadosi i është përkushtuar viteve të fundit bizneseve të saj, markave shumë të suksesshme të bukurisë ‘Fenty Beauty’ dhe ‘Fenty Skin’ dhe markës së saj të të brendshmeve ‘Savage X Fenty’, ndërsa në të njëjtën kohë është këngëtarja që performoi në shfaqjen e Super Bowl të vitit të kaluar.