“Ju shpëlaftë mortja”/ Manjani-deputetit të Ramës: Jeni zero, ju sjell vërdallë një plak 80-vjeç

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ministri i Drejtësisë ylli Manjani tha në “Now me Erla Mëhillin” se mazhoranca po i bën reklamë Sali Berishës, duke thënë se të gjitha trazirat në pralament i bën ish-kryeministri. Ai tha se duke qenë se një plak 80 vjeç po sjell vërdall mazhorancën, atëherë të gjithë të tjerët qenkan zero.

Pas kësaj Manjani nuk i kurseu as “mallkimet” për mazhorancën, e cila nuk i del dot përballë një burri 80 vjeç. Sipas tij, Berishës “bravo i qoftë, pasi nuk e dinim kaq të fortë”.

“Më pëlqen argumenti i mazhorancës, që të gjitha këto në parlament i bën Berisha. E po bravo i qoftë këtij Berishës, qenka kokrra e burrit, ne nuk e dinim që ishte kaq i fortë ky. Një burrë 80 vjeç. Qenka kokrra e burrit. Ju qenkeni një zero me xhufkë që një plak 80-vjeç po ju sjell vërdallë. Po i bëni reklamë atij, nuk e keni menduar mirë. Mazhoranca ka në dorë ushtrinë, policinë, patronazhistët dhe i sjell vërdallë një plak 80 vjeç. Ju shpëlaftë mortja atëherë! ju keni marrë përsipër problemet e botës dhe j sjell vërdall pkau 80 vjeç”,-tha Manjani.

Share This Article