Një punonjës shqiptar ka fituar një dëmshpërblim prej 11.000 paundë pasi gjykata mori vendimin se ai isht abuzuar dhe ishte dhunuar në ambientin e tij të punës.
Ngjarja ka ndodhur në një restorant në Skoci, Glasgow i quajtur “La Vita Spuntini” ku i riu shqiptar, Vasilis Kodra ishte bullizuar dhe dhunuar nga kolegu i tij.
Sipas mediave britanike bëhet me dije se kjo mosmarrëveshje mes tyre ka filluar një muaj më parë, ku kuzhinieri e kishte ofenduar Kodrën duke i thënë “ju shqiptarët e m**it”. Kjo frazë nuk është pritur aspak mirë nga Kodra i cili akuzoi kuzhinierin për racizëm. Pas këtij incidenti shqiptari rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe pronari i tij e pushoi nga puna.
Së fundmi gjykata ka vendosur që Kodra të marrë një dëmshpërblim prej 5,000 paund për ngacmimet racore.
Gjithashtu restoranti ku punonte është detyruar të paguajë më shumë se 5,000 kompensim për shkarkimin e padrejtë dhe të gabuar dhe një shumë në rroga të papaguara ndërsa ai ishte i sëmurë me Covid-19.

https://www.mirror.co.uk/news/uk-news/kitchen-porter-wins-11k-after-24947302

