“Ju tregoj kryengritjet më të mëdha shqiptare në 500 vjet!”

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mark Palnikaj

Studiuesi Mark Palnikaj ishte sot i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTv ku foli gjatë për periudhën kur ndodhën kryengritjet e përgjakshme në Shqipëri për 5 shekuj.

Palnikaj tha për emisionin “Shqip” se periudha e kryengritjeve nuk ka asnjë dokumentacion, pasi turqit i dogjën të gjitha dhe gjithçka e shkruar sipas historianit ndodhet jashtë Shqipërisë.

Historiani tregoi kryengritjen e parë në Shqipëri, nga Skënderbeu në 1443-shin atëherë kur mori Krujën, për t’u pasuar me të tjera kryengritje nga djali dhe nipi i tij.

“Kryengritjet për 5 shekujve në Shqipëri duhen bërë lëndë për një vit në universitete. Kryengritja e parë në 1443-shin, Skënderbeu vjen dhe merr Krujën.

Atë periudhë nuk ka mbetur asnjë dokument sa një fletë cigare, pasi turqit i kanë djegur të gjitha pa lënë asgjë. Janë ruajtur të dhëna vetëm nga ditarët. Pas vitit 1900 janë identifikuar dhe janë publikuar nga studiuesit e huaj. Kryesisht studiues kroate, venedikas ose austriake.

Nga viti 1438 e deri në 1603-shin është një periudhë e ngjeshur me ngjarje, por që mungojnë të dhënat. Skënderbeu e ka marrë Krujën pa luftë me një ferman fals të Sulltanit dhe e ka marrë me dhunë. Më tej ai bëri besëlidhjen dhe mblodhi të gjithë princat e Shqipërisë në Lezhë. Sipas dokumenteve kur erdhi Skënderbeu ishte në moshën 38-vjeçare, ishte beqar dhe deri në atë ditë nuk kishte bërë asnjë betejë kundër turqve.
Princat pranuan që t’i bashkoheshin Skënderbeut në luftën kundër turqve, por nuk i dhanë të drejta apo pushtet mbi ta. Këtu është cituar titulli “primus interpare”, pra prijës për ta, ose “ i pari ndër të barabartët”. Në mbledhjen e besëlidhjes askush nuk e vuri në dyshim nëse Skënderbeu ishte shqiptar.

Por, në asnjë dokument më pas të kohës nuk ka asnjë të dhënë që tregon se Skënderbeu ishte serb, madje as studiuesit e huaj nuk e thonë këtë.

Në vitin 1481 fillojnë kryengritjet në Shqipëri. Fill dy vjet pas pushtimit të Shkodrës, shqiptarët fillojnë kryengritje duke u mbështetur nga diaspora, këta që kishin ikur në Itali. Ishte pikërisht djali i Skënderbeut që erdhi dhe filloi te bëjë kryengritjet. Kryengritja e parë ishte ajo e vitit 1481, pastaj kryengritjet e tjera ishin në vitet 1484, 1487, 1488, 1495, 1499, deri në vitin 1506, për 7 vjet kryengritjet i bëri nipi i Skënderbeut, Gjergji i ri.

Por gjithë këto kryengritje dështuan sepse Venediku për arsye financiare, tregtare, ekonomike kishte bërë paqe me turqit për të pasur lundrimin dhe tregtinë dhe nuk i mbështeste kryengritjet që bënin shqiptarët. Edhe nëse i mbështetën princat e tjerë, të Milanos, Francës apo i Napolit, të Venedikut i sabotuan. Këtë e tregojnë dokumentet që janë pafund.”, u shpreh Palnikaj.

Share This Article