Judah për dërgimin e 30 mjekëve në Itali: Edi Rama diti të veprojë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Historiani dhe njohësi i rrjedhave në Ballkan, Tim Judah, e ka përgëzuar hapin e ndërmarrë nga kryeministri i Shqipërisë, i cili i ka dërguar dhjetë mjekë dhe njëzet infermiere shqiptare për në Itali, njërin prej shteteve të goditura më së rëndi prej pandemisë së koronavirusit.

“Pa marrë parasysh se çfarë mendoni për të, Edi Rama ka luajtur mirë me koronavirusin. Aleksandër Vuçiqi është duke kërkuar ndihmë nga Kina dhe Rusia, duke e sulmuar BE-në, por Edi Rama bëri një hap mbresëlënës në marrëdhëniet me publikun duke dërguar 10 mjekë dhe 20 infermiere në Itali”, shkruan Judah përmes “Tëitter”-it.

Shqipëria e kishte bërë të ditur të shtunën dërgimin në Itali të mjekëve në përballje me pandeminë e koronavirusit. Nga Rinasi u nisën 10 mjekë dhe 20 infermierë, për ndihmë kolegëve të tyre në Itali, raportuan mediet shqiptare.

Sipas këtyre medieve, mjekët shqiptarë do të qëndrojnë aty për 1 muaj. Për kohën e qëndrimit në Itali, mjekët do të paguhen nga shteti shqiptar. Mjekët do të paguhen me 3 mijë euro, ndërsa infermierët 2.500 euro, raporton “Shekulli”.

Share This Article