Jude Law flet për filmin që parashikoi pandeminë: Isha i përgatitur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktori Jude Law ka folur së fundmi për filmin “Contagion” (Infektimi), i cili flet për historinë e një virusi vdekjeprurës.

Në një bisedë me Jimmy Fallon ,Law u pyet në lidhje me faktin se kaq shumë njerëz i janë drejtuar filmit “Contagion” mes një pandemie, dhe ai u shpreh kështu:“Më duket pak e çuditshme që të gjithë u kthyen për të parë filmin, në mes të asaj që po ndodhte vërtet”, i thadrejtuesit të emisionit. “Ju mjafton të ndizni lajmet, nuk keni nevojë të shihni filmin.”Aktori tha se ishte i përgatitur për këtë pandemi, që prej 10 vitesh, pra, që prej publikimit të filmit.”Nëse jam i sinqertë, një nga kujtimet ose përvojat më ndikuese në atë film ishin mjekët dhe virologët që po na këshillonin,” tha ai. Ata të gjithë shpreheshin se ideja e filmit është një histori “kur” dhe jo “nëse” do të ndodhë.”

Share This Article