“Julia Roberts, më mirë se tri Champions”, Guardiola merr urimin special nga aktorja pasi mundi Interin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Kam tre idhuj në jetën time: Michael Jordan, Tiger Woods dhe Julia Roberts. Julia Roberts erdhi në Manchester disa vite më parë (në 2017), jo ne vitet ‘90 kur Sir Alex Ferguson po fitonte trofe vit pas viti. Ajo erdhi në periudhën kur ne ishim më mirë se United dhe prapëseprapë shkoi te Manchester United. Edhe nëse fitoj Championsin, nuk do të krahasohet me faktin që Julia Roberts erdhi në Manchester dhe nuk erdhi të na shohë.”

Kështu shprehej trajneri Guardiola pasi Manchester City eliminoi RB Leipzig për t’u kualifikuar në çerekfinale të Championsit. “Unë jam një dështim në Ligën e Kampionëve. Nëse e fitoj Ligën e Kampionëve tri herë radhazi, do të jem sërish një dështim”, shprehej ai në atë kohë.

Megjithatë, tashmë që City është shpallur kampion i Europës, Pep Guardiola ka marrë edhe urimin më të bukur për të, nga Julia Roberts.

“Urime Pep Guardiolës që udhëhoqi ekipin për të qenë kampion i Champions League”, publikoi Julia Roberts, duke ndarë postimin me më shumë se 11 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Urimi i aktores së njohur hollivudiane ka marrë mbi 90 mijë “like” në vetëm pak orë.

Share This Article