Junajted vazhdon me fitore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mançester Junajted ka fituar 3-0 në fushën e Fulhamit, duke u ngjitur në vendin e katërt të Premier Ligës me 51 pikë, një më shumë se Çellsi.

Në këtë ndeshje përcaktues ishte Pogba me dy golat e tij dhe njw tw Martialit. Pogba kaloi në avantazh “Djajtë e Kuq” që në minutën e 14-të, ndërsa në minutën e 23-të është Antoni Martial që nis një aksion personal duke dribluar të gjithë kundërshtarët dhe nuk gabon i vetëm përballë portierit Riko. Për të mbyllur hesapet mendoi Paul Pogba që ktheu në gol një penallti të fituar nga Huan Mata në minutën e 65-të.

Mesfushori francez ka shënuar penalltinë e 7-të për United këtë sezon, më shumë se të gjithë ekipet e tjera të Premier League. Ndërsa vetë ai ka shënuar golin e 11-të për këtë sezon, teksa ka shënuar plot 7 gola vetëm nën drejtimin e Solskajer. 33% e golave të Pogba në Premier League janë shënuar nën drejtimin e trajnerit norvegjez (7 nga 21). Ndërkohë Fulhami i drejtuar nga Marcello Lippi mbetet në vend të 19-të me 17 pikë, plot 7 pikë larg vendit të 17-të që mbijeton.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply