Juncker i kthehet punës për Brexit-in

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti në ikje i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker u kthye sot në punë pasi kaloi një operacion emergjent të tëmthit.

“Një prej veprimeve të tij të para ishte një bisedë telefonike me kryeministrin britanik, Boris Johnson në lidhje me perspektivën e një Brexit pa marrëveshje”, deklaroi zëdhënësja e Juncker, Mina Adreeva.

Në fillim të këtij muaji, komisioni njoftoi se Juncker u detyrua të ndërpresë pushimet e tij verore në Austri për t’u kthyer në Likesmburg për kryerjen e një operacioni emergjent duke munguar gjithashtu edhe në samitin e G7-ës në Biarric, Francë./ATSH/

Share This Article