Juri Kim takohet me Ramën në Nju Jork: Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ish- ambasadoren amerikane, Juri Kim( Yuri Kim) në Nju Jork.

Ka qenë Ambasadorja Kim, ajo që ka ndarë një fotografi me kreun e qeverisë shqiptare në rrjetin social X ndërsa bën me dije se në takim u diskutuan mënyrat për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

E lumtur të shihja kryeministrin Edi Rama në UNGA78 , ku ai kryesoi debatin e Këshillit të Sigurimit mbi pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Ne patëm gjithashtu mundësinë të diskutonim mënyrat për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, mbështetjen e SHBA-së për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin tonë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.”, shkruan Yuri Kim.

Share This Article