Juri Kim thirrje të fortë qytetarëve për votën: Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim iu bën apel qytetarëve shqiptarë të mos e shesin votën.

Në një status në Twitter, duke iu referuar një portali të ngritur nga KQZ për të denoncuar rastet korruptive të shitblerjes së votës, ambasadorja e SHBA, iu bën thirrje qytetarëve të mos ia dorëzojnë fuqinë e tyre kriminelëve.

“Mos e shit të drejtën tënde. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm ju duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj”, deklaron Yuri Kim.

Yuri Kim

Ndërkohë kreu i KQZ Ilirjan Celibashi postoi më herët linkun e portalit ku qytetarët mund të denoncojnë rastet korruptive.
“Qytetarë! Raportoni dhe denonconi rastet korruptive të shitblerjes së votës!

Share This Article