Juria e Madhe e Nju Jorkut ngre padi penale ndaj Donald Trump

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Donald Trump, ish-presidenti amerikan, është paditur tashmë sipas burimeve të ndryshme nga mediat amerikane – duke shënuar histori si ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza mbi çështje kriminale.

Akuzat e sakta nuk dihen ende, por çështja është përqendruar në një pagesë me para për një yll pornografik gjatë fushatës së tij të vitit 2016.

Trump akuzohet se i ka paguar Stormy Daniels 130 mijë dollarë për të blerë heshtjen e saj lidhur me pretendimet për marrëdhënie jashtëmartesore.

Zyra e Prokurorit të Distriktit të Manhattanit Alvin Braggut do të kontaktojë avokatët e Trumpit për të diskutuar dorëzimin e tij.

CNN thotë se ka kontaktuar edhe me avokatët e Trumpit për këtë çështje.

Zyra e Prokurorit të lartpërmendur ka qenë duke e hetuar ish-presidentin Trump në lidhje me një skemë të pagesës për ta blerë heshtjen e një porn-stareje me emrin Stormy Daniels.

“Vendimi është e sigurtë se do të trondis gjithë vendin, duke e bënë sistemin politik amerikan – që asnjëherëm ë parë nuk ka parë një ish-lider të konfrontuar me akuza për çështje kriminale, e lëre më një garues për president – në ujëra të panjohura,” – komenton CNN këtë vendim.

Ish-avokati i Donald Trump, Michael Cohen e ka komentuar këtë vendim me këto fjalë:

“Askush nuk është mbi ligjin, madje as ish-presidenti. Padia e sotme nuk është fundi i kësaj kaptine por më shumë thjeshtfillimi… Dy gjëra dua t’i them tash për tash, llogaridhënia ka rëndësi…”

Kujtojmë se ish-presidenti amerikan Donald Trump po përballet me hetime për çështje kriminale edhe në lidhje me trazirat e 6 janarit dhe për mënyrën se si ka menaxhuar dokumentet e klasifikuara. Këto hetime po mbikëqyren nga ish-Kryeprokurori i Gjykatës Speciale Jack Smith.

Share This Article