Juristi Romeo Kara, deklaroi se s’ka pasur asnjë prapaskenë, në lidhje me denoncimin e tij për çështjen CEZ ndaj Ilir Metës. Sipas tij, s’ka asnjë provë që të thotë se është një dosje e sajuar nga ana e tij në lidhje me këtë aferë.
“Kontrata u lidh në kushte korruptive. S’kam gjëra personale me Berishën dhe Metën. Kapaku u vu në monetin që u bë Meta, President. Më ka ardhur e zbardhur një intervistë e gruas së Ismailajt nga gazetari, Fatos Mahmutaj. Intervista duket se ishte në dakordësi me Berishën dhe Doshin u bë në Belgjikë. Meta i bënte presion familjes Ismailajt që ky ti bënte presion CEZ-it, në mënyrë që Meta të merrte pjesën e vetë. Bëhej fjalë për afro 10 mln euro. Ismailaj ka dorëzuar 200 mijë euro në një çantë lëkure njerëzve më të afërt të Metës. Nuk guxon kryetari i ERE-s të nxjerrë vendime pa marrë në konsideratë mendimin e qeverisë. Kam paditur dhe ish- kryetarin e ERE-s. Atij i erdhën këshilltarët e Berishës dhe i kanë imponuar vendimet që ata donin. Meta akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash. E ka thënë vetë çeku që e kemi futur Ismailajn si njeri i Metës”, tha Kara.