ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump 1 hour ago
Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon 1 hour ago
Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën 5 hours ago
Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida 5 hours ago
Nën hetim për publikimin e videos tronditëse, ish-gjeneralja izraelite dërgohet me urgjencë në spital 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Juristi Kara i përgjigjet Metës: Jam këtu! Edhe po të dënohem, prapë do të flas

albnews by albnews
9 November, 2023
in Shqiperia
0
Juristi Kara i përgjigjet Metës: Jam këtu! Edhe po të dënohem, prapë do të flas
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Juristi Romeo Kara, i cili bëri kallëzimin në SPAK për aferën CEZ-DIA ka reaguar pas deklaratave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta kur u thirr për të dëshmuar nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion një ditë më parë. 

Kara theksoi se është i gatshëm sa herë të thirret nga prokurorët e SPAK-ut. Ndërsa vuri në dukje se askush nuk mundet ta kthejë mbrapsht kallëzimin e tij.

RelatedPosts

Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

PD kritika për buxhetin 2026, Tabaku: Ekonomia shqiptare është e kapur në pak duar dhe prodhon për pakicën

Mega- sekuestro në Sarandë, Prokuroria bllokon pasuri prej 12 milionë eurosh, dy hotele dhe mjete lundruese nën hetim

“Janë mbi 15 orë kallëzime. Janë me detaje! Jam i gatshëm të shkoj sa herë të duan ata. Me kënaqësi sepse dua ta shoh rritet fuqia dhe efektiviteti i SPAK-ut.

Problemi është që nuk mundet asnjë njeri që të kthejë mbrapsht as atë kallëzim, as vullnetin tim”, u shpreh Kara .

Pasi ishte thirrur në SPAK për të dëshmuar për aferën CEZ-DIA, Ilir Meta tha një ditë më parë se kjo është një telenovelë që është gjykuar më parë dhe është rihapur nga një kallëzues i rremë duke iu referuar juristit Romeo Kara.

“Jam thirrur për telenovelën CEZ-DIA, është një telenovelë që është gjykuar nja dy herë, që është rihapur për rastin konkret në dhjetor 2019 nga një kallëzues i rremë që është dënuar 2 herë për shpifje dhe një herë për dhunë në familje”, tha Meta teksa i drejtohej derës së SPAK-ut.

Duke iu referuar kësaj deklarate, Kara vuri në dukje se ai nuk do të ndalet pavarësisht deklaratave të tilla dhe Ilir Meta, sipas tij, fshihet kot pas gishtit sepse nuk shpëton dot.

“Sado të përbaltem unë, me 8 milionë dënime, me çdo lloj të drejte penale, unë kam të drejtë të bëj kallëzim. Edhe po të dënohem nesër, sërish do të bëj kallëzim nëse do mundem. Kështu që zotëria fshihet kot pas gishtit, nuk është as teknikë juridike efektive për të, asgjë e keqe për mua. Kështu që ne do të vazhdojmë do të përballemi prapë”, nënvizoi Kara.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump

Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump

9 November, 2025
Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

9 November, 2025
Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

9 November, 2025
Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida

Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result