Juve kthehet shpejt, lë pas atë humbje të rëndë kundër Sassuolo-s, thyen 1-0 Lecce duke marrë një tre pikësh të rëndësishëm. 13 pikë në 6 javë, janë shifra që ngrohin ambientin bardhezi, një ecuri e tillë nuk ndodhte që nga sezoni 2019-2020 kur në stol ishte Sarri. Me Vlahovic në pankinë dhe me dyshen Chiesa-Milik në sulm nga minuta e parë, “Zonja e Vjetër” shfaqi një futboll të mirë, krijojë volum loje, por në metrat e fundit nuk ishin brilant, sigurisht kjo dhe për meritë të Lecce-s. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrejta të paprekura, në minutën e 57-të, Milik në shtyllën e dytë, i vetëm, e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë, një gol që në fund rezultoi një trepikësh.
Për herë të parë këtë sezon, Ylber Ramadani u zëvendësua, la fushën e lojës në minutën e 69-të, por sërish ishte një nga lojtarët më të vlerësuar, nota 6. Në përfundim të sfidës, Allegri u shfaq i kënaqur për këtë fitore, por në të njëjtën kohë theksoi se Inter, Milan e Napoli janë përpara tyre: “Ishte e rëndësishme të fitonim pas asaj humbje karamboleske përballë Sassuolo-s. Me Lecce nuk ishte e thjesht. E nisëm ndeshjen mirë, i lejuam pas raste, ndërsa ishim në ekuilibër”, u shpreh Allegri duke u ndalur edhe te gara për titull:
Nuk dua të fshihem. Inter, Milan e Napoli momentalisht janë më lart se ne për të fituar titullin”, theksoi trajneri. “Juve, përgjigje ekzakte”, ishte titulli kryesor i La Gazzetta dello Sport. “Minimumi Max. Milik-gol, harrohet Sassuolo”, shkruan Corriere në faqen e parë