Juventus arrin akordin me Angel Di Marian

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Angel Di Maria do të përjetojë një kampionat të ri evropian. Pas eksperiencave në Portugali (Benfika), Angli (Manchester United), Spanjë (Real Madrid) dhe Francë (7 sezone me PSG), anësori argjentinas do të firmos në Itali në ditët në vijim, me Juventusin.

Një vit kontratë me kërkesën e tij

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, është arritur një marrëveshje mes Angel Di Maria dhe drejtuesve të klubit italian për një kontratë një vjeçare. 34-vjeçari  zhvilloi 31 ndeshje me PSG-në sezonin e kaluar(në të gjitha garat), duke shënuar pesë gola dhe dhuruar nëntë asistime.

Bardhezinjtë u përpoqën të rekrutojnë Di Marian për shumë javë, të cilët u shoqëruan edhe nga Barcelona së fundmi. Është vetë “Fideo” që do të kishte kërkuar një kontratë afatshkurtër, me idenë për t’u rikthyer në Argjentinë në verën e vitit 2023, në Rosario Central, klubi i tij i parë.

Ndërkohë, Angel Di Maria dëshiron të luaj në një kampioant të fortë për të qenë gati për Kupën e Botës 2022 në Katar. Massimiliano Allegri do të kishte bërë fushatë brenda vendit për ardhjen e lojtarit, cilësinë teknike dhe mentalitetin e të cilit ai e vlerëson. Në të njëjtën kohë, Juventus do të nënshkruaj edhe me Paul Pogba, i cili do të mbërrijë në Torino këtë të shtunë për të zyrtarizuar nënshkrimin e tij me një kontratë katërvjeçare.

Share This Article