Juventusi fiton ndaj Spezias, Napoli “ngel” në shtëpi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Juventusi është rikthyer tek fitorja në kampionat pas barazimit që mori në javën e kaluar përballë Romës.

Bardhezinjtë fituan me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Spezia, në një ndeshje që nuk pati histori. I pari shënoi Vlahovic me një gol që i ngjasonte atij ndaj Romës me goditje dënimi nga jashtë zonës.

Ndonëse, shumë të paqartë përpara portës, vendasit gjetën golin e dytë në fund të takimit me Milik.

Napoli nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë modestëve të Lecce. Elmas kaloi të tijtë në avantazh në minutën e 27 ndërsa 4 minuta më vonë erdhi dhe barazimi i miqve me Colombo, i cili më herët gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Të kaltrit bën të pamundurën ta fitonin këtë takim, por iu mungoi fati dhe vendosja mirë në mbrojtje e ekipit të Lecce.

Share This Article