Juventusi interesohet për Marash Kumbullën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Marash Kumbulla, gjithmonë në kërkim të së ardhmes, duke mos shikuar kurrë mbrapa. Tashmë, mbrojtësi shqiptar ka përfunduar në radarët e kampionëve të Serie A, sipas mediave italiane.

Kjo është forca e Juventusit që, për të mos humbur zakonet e mira, funksionon edhe sipas “vijës së gjelbër”. Kjo nënkupton blerjen e talenteve të rinj, çka tregon largpamësi nga bardhezinjtë.

Verona e Ivan Juric po bind këtë sezon, në të vërtetë. Kjo falë kolektivit dhe, rrjedhimisht, zgjedhjeve të shkëlqyera të propozuara nga menaxhimi i Scaligeri. Në një kontekst të ngjashëm, pra, veçohet individualiteti, sikurse është rasti i Kumbullës.

Mbrojtësi i datëlindjes 2000 është shqiptar, por posedon edhe shtetësinë italiane. Deri më tani autor i 10 ndeshjeve sezonale, 9 në Serie A dhe 1 në Kupën e Italisë, lojtari verdheblu ka rënë në sytë e “Zonjës së Vjetër”. Me pak fjalë, ai konsiderohet me mjaft perspektivë, i një niveli absolut, i destinuar t’i shkelë fazat prestigjioze. 

Dhe Juventusi, i intriguar nga Kumbulla, ka filluar ta vlerësojë seriozisht situatën. Të flasësh për negociata aktuale do të ishte e pakujdesshme. Sidoqoftë, drejtuesit bardhezinj e kanë nën vëzhgim. Koha, ndonjëherë, është gjithçka.

Menaxheri i zonës sportive të Juventusit, Fabio Paratici, e di mirë këtë dhe me kalimin e viteve ka treguar se ka shumë pak rivalë, për sa i përket shpejtësisë së veprimit në merkato. /Telesport/

Share This Article