Juventusi me ofertë rekorde për Van Dijkun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Juventusi është duke përgatitur një ofertë rekorde prej 150 milionë funte (178.5 milionë euro) për të transferuar qendërmbrojtësin holandez të Liverpoolit, Virgil van Dijk, bën të ditur “The Sun” të dielën.

Shuma prej 178.5 milionë eurove do të thyente rekordin e paguar për një mbrojtës.

Krerët e Juventusit e kanë vlerësuar Van Dijkun 28-vjeçar si përforcim ideal. Holandezi te Liverpooli u transferua në janar të vitit 2018, nga Southamptoni për 84.5 milionë euro.

“The Sun” raporton se Van Dijk do të jetë i gatshëm të largohet nëse Liverpooli fiton Premier Leaguen këtë stinor. Skuadra angleze është shumë pranë ta bëjë këtë, pasi ka një epërsi prej 22 pikëve, pas 25 xhirove.

Van Dijk, stinorin e kaluar, me Liverpoolin e fitoi Ligën e Kampionëve. Këtë edicion ka luajtur 34 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar katër gola dhe asistuar një. Kontrata e Van Dijkut me Liverpoolin skadon në verën e vitit 2023.

Share This Article