Skuadrës së Juventusit i ka mjaftuar goli i sulmuesit të krahut, Federico Chiesa për ta mposhtur Chelsean me rezultatin 1:0 në ndeshjen e luajtur në Torino.
Chiesa shënoi golin e fitores në minutën e 46-të pas asistimit të Federico Bernardeschit.
Për Juventusin, kjo është fitorja e dytë dhe e bën lider të Grupit H me gjashtë pikë të mbledhura.

