Juventusi mposht Spezian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Juventusi e ka mposhtur 3-0 Spezian. Realizuan Morata, Chiesa dhe Ronaldo. Tani Juve ka 49 pikë, 7 më pak se lideri, Interi.

Juventusi ka vazhduar me fitore ne Serie A. Zonja e Vjetër e bëri këtë duke i arkëtuar pikët e plota, për të ngushtuar diferencën me pikë me rivalët, Interin dhe Milanin.

Juve e mundi 3-0 Spezian me golat e Alvaro Moratas në minutën e 65’, Federico Chiesas në atë të 71-të, derisa Cristiano Ronaldo realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0 në min e 88’.

Vlen të përmendet se Wojciech Szczesny, portieri i Juves, priti një penallti në minutën e 96′.

Me këtë fitore nga kjo ndeshje e mbetur, Juve ka shkuar në kuotën e 49 pikëve në vendin e tretë, tri më pak se Milani dhe shtatë më pak se Interi. 

Share This Article