Juventusi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Skuadra torineze të martën ka triumfuar 4:1 ndaj Sampdorias.
Juan Cuadrado (25’), Daniele Rugani (52’), Paulo Dybala (67’) dhe Alvaro Morata (77’ penallti) shënuan për Juventusin, ndërsa për Sampdorian golin e vetëm e shënoi Andrea Conti (63’).
Juventusi në çerekfinale do të përballet me fituesin e duelit mes Sassuolos e Cagliarit. Juventusi në çerekfinale do të përballet me fituesin e duelit mes Sassuolos e Cagliarit.