ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus 7 hours ago
Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse 7 hours ago
Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës 7 hours ago
Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë! 10 hours ago
Bukuroshja me origjinë nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ka edhe më keq … Nga Lutfi Dervishi

albnews by albnews
9 April, 2023
in Albania, Opinion
0
Ka edhe më keq … Nga Lutfi Dervishi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mund të kesh përballë një mijë e një probleme; mund të kenë rënë mbi kurriz të gjitha hallet e botës; mund të të jenë bërë padrejtësitë më të mëdha, por ama gjithmonë kujtohu: Ka edhe më keq.

RelatedPosts

Shqipëria me sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

Produktet me pesticide alarmojnë tregun rajonal, Kosova: S’kemi importuar perime nga Shqipëria

Të huajt për Zvërnecin: Na pëlqen qetësia, natyra dhe historia

Ja për shembull: Mund të jesh me dy diploma, me kurse të panumërta kualifikimi, por nuk ka punë për ty. Ti mos harro: Ka edhe më keq.

Jetojmë në një botë kur robotët po marrin përsipër të bëjnë punët që bën njeriu, të paktën ti ke ende shpresë se mund të gjesh punë në profesionin tënd, nëse jo në Shqipëri, ja ku është … Gjermania!

Nuk ke ujë të pijshëm në shtëpi. Mos u dëshpëro, ka edhe më keq. Ka njerëz që jetojnë në shkretëtirë ku nuk ka ujë fare. Ka nga ata që detyrohen të pinë ujë pusi apo kanali.

Pastaj, kur harrove kaq shpejt si kanë jetuar të parët tanë para vetëm 100 vjetësh?

Je mërzitur nga trafiku pasi shpenzon orë të çmuar dhe karburant të shtrenjtë? Mos e çaj kokën, ka edhe më keq. Shumë njerëz ecin në këmbë tek ti ke fatin të vozisësh veturën tënde.

Të paktën ti je ulur në makinë, ke ajër të kondicionuar dhe mund të dëgjosh edhe lajmin se si po punohet natë e ditë, për të zgjidhur problemin e trafikut.

Nuk ka parqe për fëmijë? Ka edhe më keq! Mos harro, fëmijët rriten shpejt dhe bëhen më të zotë kur vuajnë pak. Një shkrimtar i madh thotë që për t’u bërë gjeni uroj të keni pasur një fëmijëri mizerable.

Je i frikësuar nga çmimet e larta të ushqimeve dhe rroga e ulët. Ka edhe më keq. Mendo pak se ka milionë njerëz në botë që nuk kanë bukë për të ngrënë. Të paktën këtu nuk vdes njeri për bukë. Pak të duket kjo?

Të habisin përmasat e skandaleve? Durim! Jepi vetes një apo dy javë të tjerë dhe do të bindesh që ka edhe më keq …

Je një nga 695 mijë pensionistët dhe ankohesh se nuk të del pensioni? Ka edhe më keq. Madje, shumë më keq. Mendo shokët dhe shoqet e tu që nuk jetojnë më dhe as i hanë ato të shkreta para. Të paktën je gjallë dhe në mos stomakun, syrin e ke plot.

Je mërzitur se shqiptarët po ikin nga Shqipëria? Ka edhe më keq. Kujto që në Ukrainë ka luftë.

Nuk të pëlqeu Nano, ka edhe më keq; nuk të pëlqeu Berisha, ka edhe më keq; nuk të pëlqeu Meta, ka edhe më keq; nuk të pëlqeu Rama, ka edhe më keq …

Nuk është problemi se mungon e mira, por duket se nuk na ngop dot e keqja.

Mos harro! E keqja nuk ka fund …

P.S. Nuk të pëlqen ky shënim? Mos u mërzit, ka edhe më keq …

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus

7 September, 2025
Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse

Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse

7 September, 2025
Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës

Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës

7 September, 2025
Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

7 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result