“Ka emra ministrash, gjyqtarë e prokurorë”, Berisha flet për arrestimet në Belgjikë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, risolli në vëmendje goditjen e rrjetit të trafikantëve në një operacion antidrogë të zhvilluar njëherësh në Belgjikë, Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë

Sipas tij, hetimi i bandave shqiptare ka nxjerrë zbuluar dhe ministra të narkoshtetit.

Berisha: Hetimi i fundit i kryer nga disa shtete si Itali, Belgjikë, Gjermani, Francë pas zbulimit të një aplikacioni që përdornin bandat shqiptare dhe qeveritarët shqiptarë për komunikime të fshehta themelet e narkoshtetit po dridhen si në një tërmet. Në ato përgjime ka emra ministrash, drejtorësh, prokurorësh, gjykatësish dhe shumë të tjerë. E mirëpres si një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv në betejën kundër narkoshtetit, i bëj thirrje agjencive për një hetim të pavarur.

Për emrat tha se nuk është në dijeni.

Berisha: Emra ministrash të të gjitha niveleve. Nuk i kam emrat.

Gazetari: I ka SPAK këto të dhëna?

Berisha:  Kush, SKAP-i?

Për mediat në oborrin e Kuvendit, Berisha kërkoi ndihmën e Antimafies italiane për të hetuar dhe aferën e incineratorëve.

Berisha: I bëj thirrje Antimafies italiane në një akt mbështetje dhe ndihmë kundër bashkëpunimit transadriatik të mafies të hetojë me gjithë potencialet e saj aferen e incineratorëve në Shqipëri në të cilën koka e Meduzës është Edi Rama por sekretar i Përgjithshëm i kësaj afere mafioze është Don Agaçi. Shqiptarët do të vlerësonin me shumë mirënjohje nëse Antimafia e heton dhe këtë çështje që është një nga më të dhimbshmet, më të

mëdhatë të korrupsionit por është thjesht një nënfish i aferës së portit të Durrësit që shkon minimumi 4 mld dollarë pronë publike në dispozicion të kompanisë offshore Rama-Brava.

Share This Article