Ka fituar 1 milion në lotari, por fituesi s’është paraqitur ende për paratë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person ende i panjohur ka arritur të fitojë 1 milion paund në lotari, por ende nuk ka shkuar të tërheqë paratë.

Ai bleu një biletë EuroMillions më 28 janar dhe u shpall fitues, por që prej asaj kohe askush nuk ka shkuar të tërheqë çmimin. Në bazë të rregullave, paratë mund të tërhiqen brenda një periudhe 6 mujore dhe tashmë ky person ka vetëm dy ditë kohë për ta bërë një gjë të tillë.

Biletat e EuroMillions shiten në Spanjë, Francë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicër, Irlandë, Portugali, Austri, Belgjikë dhe Luksemburg. Për fituesin misterioz të 1 milion paundëve dihet vetëm që ai e ka blerë biletën në Londër me kodin VSHS38986. Ditët e fundit, lojtarëve u është kërkuar nga EuroMillions të kontrollojnë edhe njëherë numrat e biletave të tyre.

Në rast se askush nuk do të paraqitet për të tërhequr këtë çmim, paratë do të shkojnë për projektet e financuara nga kompania në Mbretërinë e Bashkuar.

Share This Article