‘Ka frikë se NATO mund t’i rrëzojë avonin, Putin udhëton me tren të blinduar’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vladimir Putin po udhëton gjithnjë e më shumë me një tren të blinduar pasi ka frikë që të përdorë avionët. Të paktën kështu ka raportuar një gazetar investigativ.

‘Presidenti rus është i frikësuar dhe beson se avionët e tij privatë mund të gjurmohen ose mund të rrëzohen nga NATO apo nga Ukraina,’ deklaroi Ilya Rozhdestvensky nga Dossier Center.

Duke folur për CNN, Rozhdestvensky shtoi se presidenti rus beson që treni i blinduar është një mënyrë më e sigurt për të udhëtuar ndërsa shtoi se me këtë mënyrë udhëtimi, askush nuk do ta dijë se ku është duke shkuar lideri rus.

Treni, sipas gazetarit, është aq i rëndë, sa duhen tre lokomotiva që ta tërheqin dhe ka pajisje speciale për komunikim të sigurt.

Share This Article