ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video) 4 hours ago
Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi 4 hours ago
Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur 4 hours ago
Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë? 4 hours ago
Gjykata Federale urdhëron administratën Trump të tërheqë Gardën nga Uashingtoni 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Salianji: Ka njerëz brenda PD kanë punuar kundër në fushatë

albnews by albnews
18 May, 2023
in Shqiperia
0
Salianji: Ka njerëz brenda PD kanë punuar kundër në fushatë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Fraksioni i vulës po lufton për t’u fragmentarizuar. Duan postin e kryetarit për të marrë një rrogë në parti

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Ervin Salianji që do të mbajë kompetencat e kryetarit pas dorëheqjes së Enkelejd Alibejat, ka folur jashtë dyerve të kuvendit për hapat që duhet të ndjekë opozita.

RelatedPosts

Samiti “Rruga jonë drejt BE”, Rama pret liderët e Ballkanit dhe Komisioneren Kos

Probleme nga reshjet në Librazhd, prurjet dëmtojnë këmbën e urës në Xhyrë, rrëshqitje dherash në disa akse

Zëvendësuesi i Ballukut? Analisti tregon emrin e anëtares së kabinetit që mund ta pasojë në detyrë

Ai u shpreh se secili duhet të tregojë gishtin nga vetja për humbjen e PD dhe qëndrimet që kanë mbajtur gjatë fushatës. Salianji theksoi se ka pasur nga ata deputet që nuk kanë bërë fushatë apo akoma më keq kanë punuar kundër Partisë Demokratike.

Më tej ai theksoi se ka një përpjekje nga fraksioni i vulës për t’u fragmentarizuar, dhe ka nga ata që duan të bëhen kryetar për të marrë rrogë në parti pa menduar për interesat e demokratëve.

“Ky nuk është një moment skemash apo një moment për të përfituar personalisht askush. Është një moment kur duhet ta lexojmë drejt rezultatin. U bënë disa zgjedhje që Edi Rama nuk ndryshon.

Është një regjim. Shqipëria nuk garanton dot zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mendoj që është momenti që të kemi ndryshime reale dhe përgjegjësinë secili ta shohë në zonat që ka bërë fushatë. Dhe akoma më keq ka njerëz që nuk kanë bërë fushatë dhe e kanë dëmtuar Partinë Demokratike dhe kërkojnë llogari. Ka deputetë të PD që nuk bëjnë asnjë ditë fushatë. Ka njerëz që kanë punuar edhe kundër. Duhet së parë të mbajnë përgjegjësinë dhe të shohin se çfarë kanë bërë vetë.

Në çdo moment që e kemi diskutuar që qeveria e Edi Ramës përdor bandat, grupet kriminale u përfshinë në mënyrë masive. PD duhet të gjejë mekanizmat e duhur për të tejkaluar veten dhe të për të imponuar një parti që i përket të gjithë Shqipërisë. Secili në fund të ditës që përfiton diçka në këto momente dëmton interesat e Shqipërisë. Unë jam duke folur si e shoh unë. Në mendimin tim opozita duhet të merret me veten. Gjithçka tjetër që zhvendos fokusin unë nuk jam për këtë variant. Secili duhet të tejkalojë veten që të gjenden mekanizmat e duhur për t’ u hapur drejt shoqërisë. Unë nuk shoh që ka një përpjekje për t’i shërbyer demokratëve. Shoh një skemë që fraksioni i vulës ka një përpjekje për t’u fragmentarizuar Akoma më shumë. Secili ka ambicie.

Kanë interes për të marrë ndonjë funksion. Brenda ditës do ta kuptoni që ka përpjekje që të bëhen kryetar që të marrin rrogën në parti. Jam i variantit që të gjithë deputetët e opozitës të bëjnë mbledhje dhe të gjejnë zgjidhje. Nëse nuk ka interesa të përbashkëta, që opozita të fitojë, duhet të bëjë një organizim të ri për të pasur diskutim. Do të bëj çdo përpjekje. Nuk është momenti që askush të bëjë hapa për pozicione të caktuara dhe të krijojnë ngërçe të cilat do të bllokonin urat e komunikimit mes demokratëve. Do të ketë diskutime por opozita duhet të tejkalojë çdo ndasi për të bërë të mundur që të kemi një opozitë me të gjitha ngjyrimet”, deklaroi ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video)

Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video)

21 November, 2025
Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi

Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi

21 November, 2025
Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur

Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur

21 November, 2025
Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

21 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result