“Ka vrapuar 28 km në dy ndeshje”, trajneri i Leçes: Ramadani më ka bindur që nga dita e parë, duket sikur është prej kohësh në ekip

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Leçes, Roberto D’Aversa ka dhënë një intervistë për “Sportmediaset”, ku është ndalur pikërisht tek mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani.

“Leçe dëshiron të arrijë objektivin e vendosur në startin e kampionatit, që të qëndrojë në Seria A. Dukej e pamundur të merreshin 7 pikë në 3 javët e para, por djemtë ishin mirë, tejkaluan pritshmëritë dhe merituan pikët që kanë. Ramadani u stërvit, bëri një punë të veçantë pasi vrapoi 28 km në dy ndeshje.

Ai është një lojtar që më ka bindur që nga dita e parë, duket se ka kohë që është këtu, sikur të ishte veteran. Ai zëvendësoi Hjulmand në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi ai.

Share This Article