Kadare pyetet për shembjen e Teatrit: Të lutem, mos më ngatërroni me këtë gjë (AUDIO)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkrimtari me famë botërorë dhe disa herë kandidat për çmimin nobel në Letërsi, Ismail Kadare ka folur në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental.

Shembja e Teatrit Kombëtar është kryefjala e ditës së sotme, e cila shoqëruar edhe me dhunë e përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë. Në lidhje me këtë çështje, shkrimtari me famë botërorë dhe disa herë kandidat për çmimin nobel në Letërsi, Ismail Kadare ka folur në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental.

I pyetur nga Tema TV se çfarë mendimi ka, shkrimtari Kadare tha se nuk ka fjalë për shembjen duke kërkuar që të mos e ngatërrojnë me këtë çështje.

“Nuk ndihem mirë, nuk jam në dijeni të çështje, Ju lutem mos më ngatërroni me këtë gjë” ka thënë Ismail Kadare.

Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar më i njohur në botë, i përkthyer në 45 gjuhë është cilësuar edhe si një prej shkrimtarëve dhe intelektualëve më të shquar evropiane të shekullit të XX. Ai krijoi një vepër me karakter universal, por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare.

Share This Article