“Kadaresë i kishin hapur dosjen për t’a arrestuar”, djali i Mehmet Shehut: Kur dola nga burgu, hetuesi më tha se…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, Top Channel ka sjellë edhe njëherë për publikun dokumentarin e realizuar për jetën e tij në 75 vjetorin e lindjes.

Në puntatën e radhës të “Exclusive”, djali i ish kryeministrit Mehmet Shehu, konfirmonte ekzistencën e dosjes së Kadaresë dhe faktin që regjimi ia kishte vënë syrin për ta arrestuar.

“Pyetjet më janë bërë gjatë hetuesisë. E kam konfirmuar kur kam takuar personin që më ka pyetur pas daljes nga burgu në 1991 dhe i kam thënë “pse më pyesnit për Kadarenë”.

Ai më ka thënë që “përderisa filluam të të pyesnim do të thotë se ishte hapur dosja e tij për ta arrestuar. Do të perifrazoja një thënie të Eskilit ‘haraçi që i është dashur Kadaresë të paguajë, janë thërrime që shkrimtari i hedh diktatorit nga banketi i tij i madh Amerikë”, thotë Bashkim Shehu.

Share This Article