Kadilli: Jam i lumtur që ndeza garën brenda partisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fatbardh Kadilli, kandidat në garën për kreun e PD-së pas votimit në një deklaratë për medien u shpreh se është i lumtur që ndezi shkëndijën e garës brenda partisë .

Sipas Kadillit, gara nisi e pabarabartë dhe ashtu përfundoi, por zoti Kadilli shprehet optimist se PD-ja do të jetë një parti e hapur, e bashkuar dhe fituese.

“Është një moment i rëndësishëm për PD-në. I ftoj të gjithë të marrin pjesë në këtë votim për të ringritur PD-në. Është një garë që u mbyll siç u nis, e pabarabartë por është një garë që jam i lumtur sepse ndeza shkëndijën e parë të saj. Iu kthyer gara PD falë kurajos dhe propozimit. Ky është kontributi im i parë. Në vazhdim do ta bëjmë këtë parti ashtu siç duam, një parti e pasur dhe e hapur, e bashkuar dhe fituese”, tha Kadilli.

Share This Article