ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 11 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 11 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 14 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 15 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 22 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kadilli: Nuk jam as me Berishën, as me Bashën, do të marr pjesë në të dy kuvendet e PD-së

albnews by albnews
7 December, 2021
in Albania
0
Kadilli dorëzon zyrtarisht kandidaturën për kryetar të PD-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do të marrë pjesë në të dy kuvendet e PD-së, në atë të datës 11 Dhjetor të thirrur nga Sali Berisha dhe në kuvendin e datës 18 Dhjetor të thirrur nga Lulzim Basha.

Ai u shpreh në “News24” se do të jetë atje për demokratët dhe se nuk mbështet asnjë nga liderët që e kanë organizuar Kuvendet.

RelatedPosts

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

Rama nis fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, pasdite thërret deputetët dhe ministrat

Ndër të tjera Kadilli theksoi se dëshiron që PD të jetë e bashkuar dhe të vendoset rregulli që pas çdo humbjeje, të rivendoset një kryetar i ri në drejtimin e partisë.

Pyetje: A do të shkoni në Kuvendin e PD, nëse po në cilin?

Kadilli: PD ndodhet e përçarë, do të ketë dy kuvende. Unë do të jem në të dy Kuvendet, sepse nuk i ndaj dot demokratët, në të Berishës dhe të Bashës. Për shumëkënd mund të duket si i pakuptimtë. Nuk e di. Nuk jam organizatori i asnjërit. S’jam aty për të numëruar delegatët, e për të mbështetur liderët që i kanë thërritur. Unë do shkoj atje për demokratët. Kandidat për ta sjellë PD në krye, për ta bashkuar. Sot e shoh që po ndahet. Duhet t’i them hapur demokratëve që nuk duhet të na përçajnë liderët, por duhet të bashkohemi. Në gjykimin tim, si njëri si tjetri janë lidera që s’i japin gjë partisë. Basha humbi më 25 prill, duhet të kishte ikur.

Vendosi një precedent të keq duke mos u larguar pas një sërë humbjesh. Në momentin që zoti Basha humbi, isha unë ai që thash të nesërmen të ikte. Unë s’e kam me zotin Basha, si nuk e kam me zotin Berih. Unë dua një lidership të ri. Unë kam pranuar autoritetin e tyre, vendimet si kryetarë, por kjo s’më ka penguar ta shoh politikën ndryshe. Kemi një problem të madh, mos largimin e zotit Basha. I shtojmë këtu faktin që zoti Berisha nuk i doli kundër, por e mbështeti, duke i shkuar në zyrë. Ato që janë në foltore dihet se kush janë. Kanë qenë njerëzit e Berishës. Basha nuk iku, duhet të kishte ikur. Berisha nuk duhet të kthehet. Mua nuk më intereson se kush e drejton partinë. Ne na intereson që kjo PD, a do të bëjë dot opozitë?

Pyetje: Mes Bashës e Berishës çfarë do të mbështeteshni?

Kadilli: Asnjërin. Unë e kisha në propozimet e mia kur isha kandidat, që nëse humb zgjedhjet të largohen. Duhet të ketë një limit provash. Nuk është Basha njeriu që ka privilegjin që i ka gjithnjë provat. Kjo është luftë e hapur për pushtetin e opozitës. Kjo na bie në moralin politik. Basha akuzon Berishën dhe Berisha Bashën, ndërkohë ata kanë qenë bashkë.

Pyetje: Cili do të jetë aksioni juaj?

Kadilli: Zgjidhja e vetme për një forcë politike është të bëhet perëndimore, ku partia të jetë e përhershme dhe kryetarët e përkohshëm. Të jenë në provë vetëm për një palë zgjedhje, humbe, shko në shtëpi. Nuk ka pse të rrimë viktima të liderit. Ne duhet të vendosim rregullin që të zgjedhim një drejtues që merr një projekt dhe e çon deri në fund. Një ngjarje e njohur që Basha humbet zgjedhjet ndaj socialistëve dhe Ramës, e njëjta gjë vlen edhe për Berishën. Ca duhet të provojmë, ata që kanë qenë njëherë? Kjo nuk shkon.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result