Kadilli: PD zhbëri sakrificat e demokratëve, u zvarritur në karrigen e kryetarit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I ftuar në RTV Ora, kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli u shpreh se nuk ka lidhje fakti se nuk ishte në listat për deputet me kandidimin e tij.

Ai tha se Basha me zgjedhjet e 25 prilli zhbëri gjithë sakrificat dhe mundin e demokratëve për gjatë 8 viteve opozitë.

Nuk ka lidhje sfidimi im ndaj Bashës me faktin e të mos qenit në listë, sepse edhe po të isha do të kisha bërë të njëjtin veprim, me mënyrën se si gjërat rrodhën dhe se çfarë bëri Basha me sakrificën e opozitarëve prej 8 vitesh.

Projekti i tij ishte shumë i rëndë dhe me zgjedhjet e 25 prillit zhbëri e shpërdoroi çdo sakrificë dhe mund që kishin demokratët. Prandaj mendoj se nuk ka çfarë ti japë më PD-së me projektin e tij. Basha nuk është larguar, por është zvarritur në karrigen e kryetarit. Prandaj unë jam këtu për ta ngritur PD-në”, tha Kadilli.

Share This Article