ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britanikja 13-vjeçe pezullohet nga shkolla për katër ditë sepse mbante ‘vathë të padukshëm’ 4 hours ago
Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro 4 hours ago
Kryetarja e bashkisë në Gjermani në gjendje kritike pas sulmit me thikë, djali i saj 15-vjeçar në pranga 5 hours ago
Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit” 5 hours ago
Të shtëna drejt kandidatit të BDI-së në Maqedoninë e Veriut 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kadilli: Rezultati për zgjedhjen e kryetarit të PD-së i pritshëm

albnews by albnews
22 June, 2021
in Albania
0
Kadilli: Rezultati për zgjedhjen e kryetarit të PD-së i pritshëm
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, tha sot se rezultati i zgjedhjeve për kryetarin e PD-së ishte i pritshëm, ndërsa theksoi se “ne do të duhet si PD dhe kryetari ti kërkojmë drejtimin, cili është drejtimi, do vazhdojmë të jemi po ajo parti apo do kemi një version të ri tek e ardhmja”.

Në një intervistë televizive Kadilli tha se “tendenca u duk që në fillim, gara ishte e pabarabartë. Mëse e kuptueshme që një kryetar që drejton prej 8 vitesh ka një marrëdhënie politike e emocionale, me anëtarësinë. Vjen pas një gare politike intensive, shto dhe pabarazitë, administrata, ne në Shqipëri nuk vëmë mend, për mua ishte e pritshme. E pranova si garë të pabarabartë. Më shumë se garë ishte sfidë. Unë i ktheva sadopak një garë PD”.

RelatedPosts

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian

Hyn në fuqi SEPA, Gonzato: Formalizon ekonominë dhe forcon lidhjet me BE. Sejko: Historike për tregun financiar shqiptar

I pyetur përse i hyri kësaj gare, Kadilli u shpreh se “legjitimoj të menduarit, ndryshe, kritikë në parti. Partitë s’mund të jenë monolite. Për fat të keq shoqëria shqiptare nuk ka prodhuar ambientin për të krijuar alternativa në parti, janë ende klube orientale. Kjo është përpjekje për të oksidentalizuar PD-në”.

“Nuk është vetëm çështja kush e drejton partinë, normalisht ajo i vë vulën. Partitë tona dominohen nga kultura e njëshit, të fortit ku mblidhet gjithë energjia. E rëndësishme përtej kësaj është çfarë bën kryetari i zgjedhur me partinë. Sa i zoti është ta drejtojë në fitore”. Nëse dikush konfirmohet, ne duhet si PD dhe vetë kryetari ti kërkojmë drejtimin, cili është drejtimi, të jemi ajo parti që ishim apo do kemi një version të ri tek e ardhmja”, nënvizoi Kadilli.

Më tej Kadilli u shpreh se “kjo nuk është për një klub idesh, por secili të gjejë idenë dhe veten, secili demokrat të sjellë një ide. Këtë hapësirë politike ka shansin ta bëjë opozita shumë më tepër se mazhoranca. Basha nuk e ka bërë në dy mandatet e para, uroj ta bëjë në mandatin tretë”.

Kadilli tha se e pranon rezultatin, sepse nuk fshihet pas pabarazisë së garës.

“Gara ishte shumë e pabarabartë, e dukshme. Por, ajo është një garë e mbyllur. Çdo demokrat kishte një shans të zgjidhet dhe ata zgjodhën e janë përgjegjës për të. Në këtë moment unë nuk kam më punë me Bashën, por e kam me Ramën. Është detyrë e Bashës ta ketë veshin e hapur të dëgjojë, lëkurën e hollë të ndjejë, për t’iu përgjigjur qytetarëve. Vetëm në këtë rast ne do jemi një opozitë e re, që arrin shumë shpejt, ndoshta më 2025, pushtetin”, – tha Kadilli.

Edhe në mbledhjen e fundit të Kryesisë, vijoi ai, paraqita që manifesti im politik të merret parasysh, nga statuti, te ndryshimet e sjelljes brenda partisë.

“Unë kam qenë shumë i qartë, kur kam kërkuar ndryshim të kodit elektoral, Kushtetuta duhet ribalancuar, ndarja e re territoriale-administrative dhe reforma në drejtësi. Ne nuk mund të jemi në distancë me këtë reformë. Morali që i kërkoj unë sot Bashës është morali i antikorrupsionit. Antikorrupsioni luftohet në sistem, jo me retorikë, as me denoncime nga selia e PD, apo me protesta”, – tha Kadilli.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britanikja 13-vjeçe pezullohet nga shkolla për katër ditë sepse mbante ‘vathë të padukshëm’

Britanikja 13-vjeçe pezullohet nga shkolla për katër ditë sepse mbante ‘vathë të padukshëm’

7 October, 2025
Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro

Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro

7 October, 2025
Kryetarja e bashkisë në Gjermani në gjendje kritike pas sulmit me thikë, djali i saj 15-vjeçar në pranga

Kryetarja e bashkisë në Gjermani në gjendje kritike pas sulmit me thikë, djali i saj 15-vjeçar në pranga

7 October, 2025
Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

7 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result