Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është nisur drejt Hagës.
Nën përcjelljen e forcave të Policisë së EULEX-it, siç njofton Klan Kosova, Veseli është nisur drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, prej ku do të udhëtojë në Holandë.
Veselit i ishte lejuar nga Gjykata Speciale që të kthehet përkohësisht në Kosovë për ta vizituar babain e tij, që është në gjendje të rëndë shëndetësore.