Kadri Veseli: Rasti i fajdeve, “bombë e eksploduar në një moment të caktuar”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se nuk i njeh personat që i përmendin emrin e tij, në një aferë korruptive (fajde), dhe se nuk ka asnjë lidhje me ta.

Veseli u ka thënë gazetarëve se është i gatshëm të jap dorëheqje menjëherë nëse del diçka e vërtetë për të nga ky rast.

Ndërkohë ka deklaruar se institucionet e sigurisë dhe drejtësisë duhet të japin llogari meqë për rastin në fjalë kanë qenë në dijeni që gjashtë vjet, dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë.

Kadri Veseli po e konsideron rastin si një “bombë të eksploduar në një moment të caktuar”, meqë sipas tij, veprimet reformative që po i ndërmerr, dikujt mund mos t’i pëlqejnë.

Pas publikimit të video incizimeve ku shihen disa persona të dyshuar për vepra kriminale duke marrë para dhe duke u thirrur në emrin e tij, në një konferencë të jashtëzakonshme  Veseli ka thënë se ky është një rast klasik i mashtrimit.

Për Veselin është e paqartë si për këtë rast të krimit të organizuar, të ndodhur në vitin 2013, të ndërmerren veprime tani, gjashtë vjet më vonë.

Ai ka pyetur se kush janë personat që e kanë mbuluar këtë rast të veprës penale, dhe pse rasti ka qëndruar në sirtarët e institucionit të policisë dhe gjyqësisë.

Ai tha se nuk i njeh njerëzit në video, dhe se rasti është krim i fshehur.

Sipas tij qe gjashtë vjet është dashur të hetohet rasti, dhe ai të pyetet nga drejtësia sikur çdo qytetar tjetër i Kosovës.

Sipas tij, PDK nuk ka asnjë involvim me këtë krim dhe këtë skemë mashtruese, sic e quajti ai.

Veseli tha se kësaj pune do t’i shkojë deri në fund, njëjtë sikur veprimeve të tij që i quajti reforma. Ai tha se nuk do të mund të ndalë askush në rrugën që është nisur, dhe se është i vetëdijshëm që do të ketë sulme e goditje.

Share This Article