Kreui i Republikës së Çeçenisë Ramzan Kadyrov urdhëroi ekzekutimin e një pop ylli pasi që e kishte zbuluar se ishte homoseksual, shkruan The Telegraph.
Sipas një grupi lokal për të drejtat e njeriut, SOS North Caucus, burime të afërta me Kadyrovin ua kanë konfirmuar që Zelimkhan Bakayev ishte vrarrë nën urdhrat e tij pasi që dyshja ishin takuar më 2017.
Kadyrovi raportohet të ishte zemëruar kur e kishte zbuluar që i kishte shtrënguar duart me një homoseksual, pasi që për seksualitetin e tij kishte mësuar më vonë.
“Kreu i rajonit e kishte konsideruar homoseksualitetin e Bakayevit si ofendim personal dhe i kishte urdhëruar forcat e tij për t’u marrë me këngëtarin, i cili ishte torturuar para se të vdiste”, e ka cituar SOS North Caucasus burimin.
Trupi i Bakayevit i ishte dorëzuar familjes së tij, të cilëve u ishte thënë që “ta varrosin si një qen”.