Mëngjesin e sotëm situata në Kakavijë i është kthyer normalitetit. Nuk ka më varg kilometrik makinash të familjeve shqiptare në pritje për të kaluar kufirim.
Të gjithë ata që ishin në pritje kaluan natën pasi dogana punoi pa ndalim për të kaluar të gjithë ata që ishin në pritje.
“Më datë 16.08.2020, shërbimet e DVKM Gjirokastër, kanë përpunuar një numër prej 3602 shtetasish në hyrje–dalje, nga të cilët 397 në hyrje dhe 3235 në dalje” informon policia kufitare.
Permes facebook Kryeministri percolli falenderimet për të gjithë ata që kontribuan për zgjidhjen e ngërçit të rëndë në pikën kufitare të Kakavisë; qytetarëve në radhë të parë, që në shumicën dërrmuese patën mirëkuptim e durim megjithë hallin e madh; Emergjencave Civile, forcave të ushtrisë e të policisë, trupës së Urgjencës Shëndetësore dhe strukturave vendore, që u gjendën pranë njerëzve me përkushtim e pa orar; të gjithë atyre në vendin fqinj që u përfshinë pa rezervë në përpjekjen për ta lehtësuar situatën, në kushtet kur regjimi i ri kufitar e bënte punën për zgjidhjen e saj tejet të vështirë
Sot regjimi i ri
Duke nisur nga sot kalimi në Kakavijë kryhet përmes regjimit të ri të masave me kuotat e reja, aplikimin dhe testin negativ të Covid 19.
Do të jenë vetëm 750 shtetas që do të kalojnë në ditë në Kakavijë, dhe 300 në Kapshticë. Të gjithë ata duhet t’i nënshtrohen vetëkarantinimit për 7 ditë.
Dokumentet e duhura per te kaluar
Të gjithë ata shtetas të cilët plotësojnë kriteret e vendosura për të udhëtuar drejt Greqisë (qytetarët me shtetësi greke, personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, personat me kartë minoritari, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi, si dhe ata që e kanë të domosdoshme të udhëtojnë për arsye profesionale-pas marrjes së lejes së posaçme) nga dita e hënë, duhet të paraqesin në kufi edhe dokumentacionin sa më poshtë:
- Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.
- Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.
- Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).
Testi i COVID-19 (RT-PCR) është i vlefshëm vetëm nga laboratoret e linçesuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilat mund ti gjeni në faqen zyrtare: https://shendetesia.gov.al/mbi-njohjen-e-strukturave-jopublike-per-kryerjen-e-testit-rt-pcr/