Kalendari i rikthimi të kampionatit spanjoll duket se është përcaktuar. Sipas medias spanjolle La Liga do të nisë pikërisht në 11 qershor me derbin andaluzian Sevilla-Betis, një opsion për të cilin shprehu dëshirën e tij edhe vetë presidenti i La Ligas, Javier Tebas.
Sigurisht që gjithcka do të bëhet nëse do të lejojnë kushtet shëndetësore.
Në këtë mënyrë ndeshjet e kampionatit spanjoll do të luhen në në 6 fundjava. Në qershor do të luhet në fundjavat e datave 12-13, 20-21 dhe 27-28. në korrik do të jenë 3 fundjava të tjera me futboll spanjoll në 4-5 dhe 11-12 korrik, ndërkohë që java e 38 do të luhet nga e premtja 17 korrik në të diel 19 korrik.
La Liga ka parashikuar që 5 raunde të zhvillohen në mesjavë në datat 17 dhe 24 qershor dhe 1, 8 dhe 15 korrik, ndërkohë që nuk do të ketë ndeshje ditëve të hëna. Ky kalendar u jep mundësinë futbollistëve të skuadrave të La Liga, që të shfrytëzojnë pushimet verore teksa do të kenë 21 ditë në dispozion.
Ato do të kthehen në 10 gusht për të rifilluar stërvitjet për sezonin e ri që gjithnjë sipas medias spanjolle është parashikuar të nisë në 12 shtator. Ato që nuk do të kenë shumë ditë në dispozicion për të pushuar janë skuadrat që janë të impenjuara në kompeticionet evropiane të cilat UEFA i ka rezervuar për në muajin gusht.