ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 28 minutes ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 2 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 3 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 3 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kalendari i përbashkët, shtyllë e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri në kulturë

albnews by albnews
6 March, 2020
in Albania, Kosova
0
Kalendari i përbashkët, shtyllë e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri në kulturë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ndodhet në vizitën zyrtare të saj të parë si ministre në Tiranë, ku u prit nga homologia e saj Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Në takimin që u zhvillua në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, u diskutua për harmonizimin e aktiviteteve të kalendarit të përbashkët kulturor dhe për shtrimin e rrugës së bashkëpunimit në fushën e kulturës.

Kalendari i përbashkët kulturor do të reflektojë aktivitete të rëndësisë së madhe kulturore për të dy vendet, si iniciativë që institucionet dhe ngjarjet kulturore të realizohen suksesshëm si në Kosovë, si në Shqipëri.

RelatedPosts

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara

Të përfituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen 57 pasuri të një personi në Durrës

Ministrja Dumoshi theksoi se shpreson që kultura të jetë fushë ku vendet tona do të bashkëpunojnë ngushtë.

Gjithashtu e informoi ministren Margariti për planet që ka për Ministrinë që po e drejton, ndër të tjera, fuqizimin e institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë kulturore si dhe përkrahjen për skenën e pavarur e cila e pasuron jetën kulturore në Kosovë.

Në anën tjetër, ministrja Margariti në pritjen e ngrohtë të organizuar për delegacionin nga Kosova, uroi ministren Dumoshi dhe shprehu gatishmëri që dy ministritë të thurin plane të përbashkëta në rrafshin kulturor.

Ministria që ajo drejton konsideron që kalendari i përbashkët kulturor është një nga shtyllat e këtij bashkëpunimi dhe se do të angazhohet që aktivitetet brenda tij të jenë të pasura e përmbajtjesore.

Dy fushat që ministrja Margariti theksoi që duhen të jenë në fokus të përbashkët janë kinematografia dhe libri. Dy ministritë do të gjejnë rrugë dhe mjete për të akomoduar propozimet nga dy vendet që në këto fusha të thellohet bashkëpunimi.

Kosova dhe Shqipëria kanë pasur një histori të bashkëpunimit të mirë në vitet e kaluara. Vlen të përmendet pjesëmarrja e përbashkët në shtandin e Festivalit Ndërkombëtar “Berlinale” të cilin ministrja Dumoshi e ka vizituar sivjet.

Ministrja Dumoshi ftoi ministren Margariti për një takim në Prishtinë me qëllim të harmonizimit të punës së mëtejme për kalendarin e përbashkët kulturor.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result