Zjarrfikësit në perëndim të Shteteve të Bashkuara janë të shqetësuar se zjarret do të zgjerohen edhe më shumë shkaku i erërave të fuqishme dhe numrit të paktë të pjesëtarëve.
Veriu i Kalifornisë që prej 16 gushtit është bërë shkrumb për 39 ditë.
Nga ky zjarr janë djegur 3 mijë e 510 kilometra katrorë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit 2018 kur u dogjën 1 mijë e 850 kilometra katrorë.
Më shumë se 50 ndërtesa janë djegur nga zjarri që është lokalizuar vetëm 40 për qind.
Dy mijë zjarrfikës janë angazhuar për të shuar zjarrin që deri më tani ka lënë të vdekur më shumë se 30 persona.
Meteorologët kanë paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet nga muaji tetor deri në muajin dhjetor.