Kalifornia do të ndalojë shitjen e makinave vetëm me karburant brenda 2035

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kalifornia është duke menduar të ndalojë shitjen e makinave që përdorin vetëm karburant brenda vitit 2035, duke hedhur në këtë mënyrë një hap të rëndësishëm në përballjen e sfidës të ndryshimeve klimaterike.

Rregullat e reja kanë si synim të detyrojnë prodhuesit e makinave që të përshpejtojnë futjen në treg të makinave të reja më miqësore me ambientin.

Kjo lëvizje është shumë e rëndësishme për Kaliforninë, që është shteti me popullsinë më të madhe në SHBA dhe një ndër ekonomitë më të mëdha në botë.

Nën këto rregulla të nxjerra nga Bordi i Burimeve Ajrore të Kalifornisë, 35% e makinave të reja që do të shiten në shtet duhet të jeni elektrike, hibride apo me hidrogjen brenda vitit 2026. Më pas, kjo sasi do të rritet me 68%, brenda 2030 dhe 100% në 2035.

Kreu i Bordit, Laine Randolph e konsideroi këtë vendim si një moment historik për Kaliforninë, shtete që e rrethojnë dhe madje për mbarë botën në synimin për zero ndotje në të ardhmen.

Share This Article