Kalifornia në flakë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kalifornia në muajin e fundit është përballur me seri të zjarreve që kanë bërë shkrumb e hi mijëra hektarë tokë. Të premten, së paku dy shtëpi janë djegur në periferi të Los Angelesit.

Një numër i madh i zjarrfikësve janë angazhuar në lokalizimin e zjarrit që rrezikonte dhjetëra shtëpi të tjera. Autoritetet kanë bërë të ditur se zjarri ka nisur në orët e hershme të mëngjesit.

Kalifornia Jugore është në pikun e valës së të nxehtit dimëror, i nxitur nga thatësia dhe ajri i nxehtë. Disa lagje të shtetit amerikan janë urdhëruar që të evakuohen, ndërkaq janë mbyllur edhe shkollat.

Zjarrfikësit kanë thënë se zjarri në disa pjesë të Kalifornisë ishte deri në 4 hektarë. Helikopterët kanë hedhur ujë, ndërkaq automjetet për shuarjen e zjarrit janë vendosur afër lagjeve që po kërcënohen nga zjarret e mëdha.

Një pjesë e Kalifornisë gjatë vitit 1993 ishte përfshirë nga zjarri sezonal, duke djegur mijëra shtëpi.

Share This Article