Kalimi i ASA te Akademia e Shkencave, Gjinushi: Do të punojmë fjalorin, enciklopedinë dhe historinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi e ka argumentuar kalimin e Akademisë së Studimeve Albanologjikë të Akademia e Shkencave si rrjedhojë të nevojës për të fuqizuar kërkimin shkencor.

Gjinushi u ndal në 3 projekte të rëndësishme si punimi i Fjalorit, Enciklopedisë dhe Historisë, të cilat pritet të realizohen në harkun e 5 viteve.  

Pas vendimit të qeverisë për kalimin e Akademisë të studimeve Albanalogjike pranë Akademisë së Shkencave, kryetari Skënder Gjinushi paraqiti përpara medias arsyet e këtij ndryshimi.  

Ai tha se në thelb të kërkesës për të bashkuar akademinë e studimeve albanalogjike me Akademinë e shkencave ka qenë nevoja për koordinimin e kërkimit shkencor.

Kryetari i akademisë së shkencave u ndal edhe tek 3 projekte të rëndësishme që pritet të përfundojnë në harkun e 5 viteve.

Sipas Gjinushit fondet e marra për 3 projektet, do të shkojnë për hartuesit dhe punuesit shkencore.

Share This Article